Edukim i vazhdueshëm dhe trajnime të akredituara nga Oda e Infermierëve të Kosovës për profesionistët e shëndetësisë. Fuqizojmë karrierën tuaj me njohuri, integritet dhe standarde evropiane. Të udhëhequr nga ekspertë të besueshëm për një shërbim cilësor ndaj komunitetit.
DIPRO është një organizatë jofitimprurëse e dedikuar për të avancuar dhe fuqizuar profesionistët shëndetësorë -infermierë, mami dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë - përmes trajnimeve cilësore, edukimit të akredituar dhe zhvillimit profesional të vazhdueshëm. Ne besojmë se forcimi i kapaciteteve profesionale do të thotë ofrim i shërbimeve më cilësore për komunitetin. Prandaj, DIPRO është ura që lidh dijen me praktikën, rritjen me integritetin, bashkëpunimin me përparimin. Bashkohuni me ne në këtë rrugëtim dhe bëhuni pjesë e një komuniteti shëndetësor më të fortë, më të aftë dhe të gatshëm për të ardhmen.
Aftësitë sociale janë thelbësore për suksesin në çdo profesion. Ato ndikojnë në mënyrën se si ndërtojmë marrëdhënie, si bashkëpunojmë dhe si përçojmë mesazhet tona në mënyrë efektive. Qëllimi Ky modul i DIPRO-s ndihmon profesionistët të zhvillojnë aftësi që përmirësojnë bashkëpunimin, lidershipin dhe imazhin profesional në çdo fushë pune.
Hulumtimi është baza e përparimit në çdo fushë – ai nxit inovacionin, përmirëson praktikat ekzistuese dhe ndihmon në marrjen e vendimeve të bazuara në të dhëna dhe prova. Qëllimi Përmes këtij drejtimi, DIPRO inkurajon pjesëmarrësit të zhvillojnë mendim kritik, të nxisin inovacionin dhe të kontribuojnë në përmirësimin e praktikave profesionale përmes hulumtimit.
Menaxhimi efektiv është themeli i çdo organizate ose shërbimi cilësor. Ai ndihmon në planifikimin, organizimin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore, teknike dhe financiare për të arritur rezultate të qëndrueshme. Qëllimi Përmes trajnimeve në këtë fushë, DIPRO synon të aftësojë profesionistët që të zhvillojnë aftësi menaxheriale moderne, të përshtatshme për sektorë të ndryshëm – nga shëndetësia e arsimi, deri te administrata dhe biznesi.