Drejt Evropës: Pse harmonizimi i EVP-së është një hap drejt së ardhmes

Në shumë vende të Europës, Edukimi i Vazhdueshëm Profesional (EVP) është një komponent i detyrueshëm i praktikës profesionale. Bashkimi Evropian e konsideron EVP si një nga shtyllat kryesore për garantimin e cilësisë në shëndetësi, edukim dhe administratë publike.
Qasja e BE-së është e qartë: një fuqi punëtore që mëson vazhdimisht është më cilësore, më e sigurt dhe më e aftë të përballojë sfidat moderne.
Cilat janë standardet evropiane të EVP-së?
ü  EVP i rregullt dhe i strukturuar për të gjithë profesionistët e shëndetit
ü  Akreditim zyrtar i programeve për të garantuar cilësi dhe besueshmëri
ü  Qasshmëri dhe fleksibilitet, përmes platformave online
ü  Njohja e certifikatave në të gjithë hapësirën evropiane
Kjo qasje ka bërë që vendet anëtare të BE-së të zhvillojnë sisteme të avancuara të edukimit profesional, ku çdo profesionist ka mundësi të përditësojë njohuritë pa pengesa.
Pse ka rëndësi për Kosovën?
Edhe pse Kosova ende nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, vendi ka synim të qartë drejt integrimit evropian dhe po punon vazhdimisht për të harmonizuar politikat, standardet dhe praktikat profesionale me ato të BE-së. Kjo qasje strategjike është thelbësore për:
1.      Rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe edukative
  1. Përgatitjen e profesionistëve për integrim në tregun evropian të punës
Organizata si DIPRO po luajnë një rol të rëndësishëm në këtë proces. Duke ofruar programe të akredituara, të përditësuara dhe të afruara me praktikat evropiane të EVP-së, DIPRO po i ndihmon profesionistët të jenë më të përgatitur, më të konkurrueshëm dhe më të informuar.
Lëviz